75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / G T

Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Spursave, ishte me dy lojtarë më shumë në fushë

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Tottenhamit me rezultatin 1:2 në ndeshjen e javës së 17-të në Premier League.

Punët për “The Reds” u rregulluan qysh në minutën e 33’të, ku Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Indeksonline

Image

Kështu, Liverpooli në pjesën e dytë e kishte të lehtë të shënonte dy gola. Fillimisht Isak në minutën e 56’të dhe më pas Ekitike në minutën e 66’të.

Kurse të vetmin për vendasit e shënoi sulmuesi brazilian, Richarlison.

Në minutat e fundit, mbrojtësi Cristian Romero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Me fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e pestë./Indeksonline/

Image