Doktori i njohur del publikisht në përkrahje të AAK-së: Ramushi e mban fjalën!
Doktori i njohur, Blerim Syla, publikisht ka njoftuar se do të përkrahë Ramush Haradinajn, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi, Syla u shpreh se sot u takua me të parin e AAK-së, i cili ishte bashkëluftëtar me dy vëllezërit e tij.
“Gjatë takimit poashtu pata edhe kërkesat për sektorin e shëndetësisë gjë për të cilën u pajtuam dhe e morri si obligim për Qeverinë në ardhje, pjesë e së cilës do jetë AAK” ka shkruar Syla.
Ai ka kërkuar sigurime shëndetësore, punësim të të gjithë mjekëve të diplomuar, si dhe kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të nderuar,
Dua të ndaj me ju njoftimin se sot pata nderin të takoj Kryetarin e AAK – Gjeneral Ramush Haradinaj. Duke qenë ish Komandant i dy vëllezërve të mi në luftën e lavdishme të UÇK-së kam vendosur që publikisht ta përkrahi në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Gjatë takimit poashtu pata edhe kërkesat për sektorin e shëndetësisë gjë për të cilën u pajtuam dhe e morri si obligim për Qeverinë në ardhje, pjesë e së cilës do jetë AAK. Këto ishin kërkesat dhe pajtueshmëria:
SIGURIMET SHËNDETËSORE
PUNËSIMI I TË GJITHË MJEKËVE TË SAPO DIPLOMUAR – RRETH 500 TË TILLË
KONTRATA KOLEKTIVE PËR PUNËTORËT SHËNDETËSOR
RAMUSHI E MBAN FJALËN!
NA PRIFT E MBARA
VOTO AAK 129

