75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / b l

Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë

Me ardhjen e bashkatdhetarëve drejt Kosovës, është shtuar fluksi i pritjeve në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikën kufitare të Merdarës arrijnë nga 180 deri në 200 minuta, ndërsa fluks i shtuar raportohet edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku pritjet variojnë nga 30 deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare të vendit, koha e pritjes është më e shkurtër, duke u luhatur nga 5 deri në 15 minuta.