Hoti akuzon për papërgjegjësi në sektorin e energjisë: Importi afro 1 miliard euro
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe pasojë të keqmenaxhimit shumëvjeçar të sektorit energjetik.
Në një postim, Hoti ka theksuar se dje situata ka qenë veçanërisht e rëndë në shumë fshatra të Rahovecit dhe në qytet, ku “me orë të tëra nuk ka pasur furnizim me energji elektrike”, ndërsa sipas tij, e njëjta gjendje “me gjasë është edhe në rajone të tjera të vendit”.
“E kemi ngritur në vazhdimësi këtë problem, por situata nuk po përmirësohet. Papërgjegjësi totale. Menaxhimi i situatës nga ana e KEDS-it është i papranueshëm”, ka shkruar Hoti.

