Mbyllen pjesët e para/ Barazim në Klinë e Malishevë, Gjilani me “trileçe” ndaj Prishtinës së Re
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të javës së 18-të në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen Dukagjini-Ballkani dhe Malisheva-Drita, pjesa e parë u mbyll me rezultat të njëjtë 0-0.
Ndërsa Gjilani, po e dominon Prishtinën e Re me rezultat bindës 3-1, pas golave të Jaroviq dhe Basa(2 gola), ndërsa për mysafirët shënoi Toni Gomes.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/

