Dua në bikine të vogla, bën lëvizje provokuese me të dashurin (foto)
Përveçse është një yll popi, Dua Lipa e ka vërtetuar që është “bishë” edhe në përditshmëri.
TMZ ka publikuar disa fotografi, ku shihet se ajo gjindej në Meksikë të shtunën duke dalë në plazh me bikini të vogla dhe bërë lëvizje të nxehta me të fejuarin e saj, Callum Turner, transmeton Indeksonline.

Krijuesja e hitit “Physical” tregoi trupin e saj të tonifikuar me bikini me tanga.
Dyshja qëndronin afër njëri-tjetrit dhe në një moment u panë duke bërë shëtitje romantike përgjatë plazhit.

Ky pushim vjen pasi ylli përfundoi turneun e saj “Radical Optimism” në fillim të muajit.
Ajo kaloi pak më shumë se një vit në turne duke ua sjellë muzikën e saj fansave anembanë botës./Indeksonline/


