Albin Tahiri: Bëra më të mirën (Foto)
Albin Tahiri sot ka zhvilluar garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018. Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij. Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.
Pas garës ai është shprehur i kënaqur me përformancën edhe pse jo shumë me rezultatin.
“Kam bërë më të mirën time sot, por thjesht nuk mund të fitoj shpejtësi të mjaftueshme. Por jam i kënaqur, sepse nuk bëra ndonjë gabim më të madh”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /IndeksOnline.