75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / AR

Vetvritet aktori i famshëm

Aktori amerikan James Ransone, i njohur më së miri për rolet e tij si Ziggy Sobotka në serialin kult “The Wire” dhe Eddie Kaspbrak në hitin horror “It: Chapter Two”, ka vdekur.

Ai ishte 46 vjeç, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit të mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, aktori vdiq të premten dhe shkaku i vdekjes është listuar si vetëvrasje, raporton Variety.

Adhuruesit e filmave horror do ta kujtojnë atë si versionin për të rritur të Eddie Kaspbrak në filmin e vitit 2019 “It: Chapter Two”./Indeksonline/