75 Mall Live Search
10:01 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / AR

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ia pa “hairin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për rolin e saj si nëna e Stifler në komedinë kult American Pie, ka zbuluar se si ky rol i ka sjell avantazhe të papritura në jetën e saj personale.

Ajo pretendon se falë statusit të saj si ikonë MILF, ka fjetur me rreth 200 burra me të cilët ndryshe nuk do të kishte pasur mundësinë të flinte, shkruan LADbible, transmeton Indeksonline.

“American Pie”, komedia për adoleshentë që shënoi fundin e viteve nëntëdhjetë, i prezantoi botës personazhin e Stifler.

Roli i Jeanine Stifler, një gruaje seksi të moshuar që josh shokun e djalit të saj, e promovoi Coolidge, atëherë 38-vjeçare, midis yjeve të Hollivudit dhe e shndërroi atë në një simbol seksi të zakonshëm.

“Roli i MILF-së më solli shumë popullaritet. Pata shumë aksion seksual falë American Pie”, tha Coolidge. “Kishte kaq shumë përparësi në realizimin e atij filmi. Dua të them, kam fjetur me rreth 200 njerëz me të cilët nuk do të kisha pasur mundësinë të flija ndryshe”./Indeksonline/