Avokati i familjes së Liridonës me kërkesë ndaj gjykatës, kërkon publikimin e disa pamjeve
Avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leotrim Syla, ka kërkuar që në seancën e radhës të prezantohen disa pamje nga “Swiss Diamond”-i.
Sipas tij, në këto pamje shihet Naim Murseli pas vrasjes së Liridonës, ku ai shihet duke darkuar si të mos kishte ndodhur asgjë.
Këto pamje pritet të prezantohen dhe shqyrtohen në seancën e ardhshme gjyqësore.

