75 Mall Live Search
11:42 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / SH

Rinia e Gjakovës rreshtohet me drejtorin, 110-shin e listës së AAK-së

Durim Halilaj po vazhdon të merr përkrahje në garën për deputet. Kandidati me numër 110 në listën e AAK-së ka marrë përkrahje nga rinia e Gjakovës në një takim ku reflektonte shumë pozitivitet.

“Kënaqësi e shumë pozitivitet të japin këto mbrëmje të mrekullueshme me këtë rini të mrekullueshme.
E ku ka më mirë se dita të mbyllet në një ambient ku lulëzon buzëqeshja, ambiciet, respekti e dashuria që këta të rinj të Komunës së Gjakovës e kanë për njëri-tjetrin dhe për vendin ku jetojnë.
Krah njëri-tjetrit si përherë”, shkruan Halilaj në Facebook.