Kaloi një super sezon me PSG-në, klubi gati t’i bëjë Enriques një kontratë të veçantë
Luis Enrique pa dyshim e ka vendosur veten në historinë e PSG-së.
Kjo pasi që ai ka fituar 6 tituj në vitin 2025, diçka që asnjë trajner i këtij klubi nuk e ka bërë më parë.
Sipas “AS”-it, PSG-ja dëshiron të hyjë në histori duke i ofruar trajnerin Enrique një kontratë të përjetshme me klubin, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në botën e futbollit.
Se a do ta pranojë Enrique apo jo mbetet të shihet./IndeksOnline/

