Bukuroshja e njohur kroate: Jam vetëm në shtëpi, e rraskapitur nga kimioterapia
Ivancica Pahor, ikona e bukurisë kroate ka rrëfyer për luftën e saj me kancerin.
Ajo ka thënë se ka kohë që po qëndron e mbyllur në shtëpi dhe është lodhur nga marrja e kimioterapisë.

“Jam në proces të kimioterapisë dhe po marr terapi të fortë ABVD, të ashtuquajturat ‘të kuqe’. Pas kimioterapisë, do të vijë rrezatimi dhe më pas një kontroll, kur do të shohim nëse do të ketë nevojë për cikle të reja trajtimi. Javën e kaluar, e kalova edhe gripin, kështu që trupi im është dobësuar edhe më shumë. Jam vetëm në shtëpi, në heshtje, plotësisht e rraskapitur nga kimioterapia” ka thënë ajo.
Pahor ka ndërtuar një karrierë si sipërmarrëse, bizhuteritë e së cilës shiten në një nga farmacitë më të mëdha në Kroaci./Indeksonline/

