75 Mall Live Search
17:01 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në facebook, Alaj ka vlerësuar figurën e Haradinajt, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë dhe si një lider që, sipas tij, e ka dëshmuar atdhedashurinë përmes veprave dhe sakrificës personale.

“Ramush Haradinaj – Komandanti i ZOD Dukagjinit, heroi i gjallë i kësaj toke, njeriu që e udhëhoqi luftën për liri me guxim, vizion dhe besë. Sot ai mbetet shpresa e sigurt për Kosovën, kandidati për Kryeministër që e ka dëshmuar atdhedashurinë jo me premtime, por me jetë.Në krah të tij, Daut Haradinaj, njeriu që qysh në moshë shumë të re ia ktheu pushkën armikut, ishte aty kur Kosova kishte nevojë për trima, jo për fjalë. Ai e zgjodhi rrugën e sakrificës dhe na solli lirinë”, ka shkruar ai.