75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / AR

Zhduket një vajzë në Junik

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik.

Sipas raportit policor rreth orës 19:51, në rrugën “Fadil Maloku”, një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

 Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe është duke u hetuar.