Këngëtari njofton se vuan nga kanceri në mushkëri
Kantautori amerikan Barry Manilow ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ka ndërmend t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Fituesi 82-vjeçar i çmimit “Grammy” shkroi në një postim në Instagram se një skanim me rezonancë magnetike i urdhëruar pas një periudhe të gjatë bronkiti “zbuloi një vend kanceroz në mushkërinë time të majtë që duhet hequr”.
“Është fat i pastër (dhe një mjek i shkëlqyer) që u zbulua kaq herët”, shtoi ai, shkruan ANSA.
Manilow vazhdoi duke thënë se planifikonte t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr kancerin, duke anuluar si pasojë koncertet e planifikuara për pjesën tjetër të dhjetorit dhe deri në janar.

