75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / Z S

Pirro Vengu “surprizon” ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Një video e publikuar sot  nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në Instagram ka ngritur pikëpyetje të shumta.

Në pamjet e shpërndara, ministri lë të kuptohet se ushtria shqiptare ka marrë një dhuratë të rëndësishme strategjike, e cila pritet të ndryshojë ndjeshëm kapacitetet e saj.

Videoja sugjeron një investim serioz në mbrojtje, por pa dhënë detaje konkrete mbi natyrën e dhuratës. Kjo ka mjaftuar që postimi të marrë mijëra shikime dhe komente në pak orë, shkruan A2 CNN-i.

Burime jozyrtare flasin për një përforcim të nivelit të lartë, që e afron më shumë Shqipërinë me standardet ushtarake të aleatëve perëndimorë./Indeksonline/