75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / MSH1

Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në Fier

Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.

Statuja e komandatit legjendar të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor. Inagurimi i shtatores së heroit legjendar  ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone, shkruan abcnews.

Për skulptorin Gaz Gega, punimi i shatatores së heroit legjendar është kulmi historik i punës së tij.

Haki Gurguri, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra kosovare të shpërngulura në Myzeqe, mes emocionesh tregon se si parardhësit e tyre e kanë kultivuar tek ta ndjenjën e patriotizmit.

Në njësinë administrative Dërmenas jeton një komunitet i madh kosovarësh të cilët mbërriten gjatë viteve 1930. 

Qindra kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999, u strehuan këtu e madje fëmijët e tyre frekuentuan edhe shkollat e zonës.