75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / L A

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit të Serie A

Djali i Carlo Ancelottit, Davide ka mbetur i papunë.

Kjo për shkak se italiani u largua nga skuadra e Botafogos, pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Davide mund ta zëvëndësojë Alberto Gilardinon te Pisa në rast të shkarkimit të tij.

Skuadra e sapongjitur në Serie A do të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Juventusit dhe Gilardino ka shumë gjasa të shkarkohet nëse humbin.

Natyrisht, rezultatet e dobëta të Pisës (një fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje në Serie A këtë sezon) janë arsyet kryesore pse drejtuesit e klubit po mendojnë shkarkimin e tij.

Pisa, në Serie A gjendet në pozitën e parafundit me 11 pikë./IndeksOnline/