75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / L A

Zyrtarizohet lëvizja e Endrickut te Lyoni

Endrick edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi.

Braziliani, do të vazhdojë karrierën në Francë te skuadra e Olympique Lyon.

Por largimi i tij do të jetë i përkohshëm pasi që ai do të shkojë vetëm në formë huazimi.

Ai do të mbajë numrin 9 njëjtë sikurse te Real Madridi.

Lyoni, nuk do të ketë të drejtën e blerjes për brazilianin pasi që do të jetë vetëm huazim i thjeshtë dhe ai do të rikthehet në Spanjë, në fillim të muajit korrik./IndeksOnline/