75 Mall Live Search
18:47 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / L A

Lojtari i Cityt prish huazimin me Leverkusenin, i bashkohet klubit të La Ligës

Futbollisti argjentinas, Claudio Echeverri do të bëjë përsëri një lëvizje këtë sezon.

Kjo pasi që futbollisti prishi huazimin e tij te Bayer Leverkuseni, pasi që futbollisti nuk arriti të tregonte vlerat e tij në futbollin gjerman.

Sipas Fabrizio Romanos, talenti argjentinas tashmë do të vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Gironës ku do të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit.

Girona, po ashtu është pjesë e “City Football Group”, e njëjta kompani që ka në pronësi edhe Manchester Cityn./IndeksOnline/