75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / L A

Benzema vendimtar në fitoren e Al-Ittihadit në Ligën e Kampionëve të Azisë

Al-Ittihadi ka arritur t’i rikthehet fitores në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ata mposhtën skuadrën nga Uzbekistani, Nasaf Qarshi me rezultat minimal 1-0.

Vendimtar ishte ylli francez, Karim Benzema i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të.

Në ndeshje u aktivizua edhe ylli i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj i cili luajti në pjesën e dytë dhe pati një paraqitje solide.

Me këtë fitore, Al-Ittihad ngjitet në pozitën e 6-të dhe ka gjithsej 9 pikë./IndeksOnline/