Sot zhvillohet ndeshja e mbetur në Superligë, Drita e pret Prishtinën
Skuadra e Dritës dhe e Prishtinës sot luajnë ndeshjen e mbetur në kuadër të Superligës së Kosovës.
Nga ora 13:00 në Gjilan zhvillohet kjo ndeshje që ishte shtyrë javë më parë, shkruan Indeksonline
Drita e Zekirija Ramadanit kërkon t’u rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi, kurse Prishtina e Afrim Tovëranit javën e kaluar shënoi fitoren e parë pas një kohe të gjatë.
Prishtina është në pozitën e 2-të me 30 pikë, kurse Drita në pozitën e 5-të me 26 pikë./Indeksonline/

