Martohet Venus Williams, me aktorin e njohur
Ylli i tenisit Venus Williams është martuar me aktorin Andrea Preti në një ceremoni romantike në Palm Beach.
Çifti u martua javën e kaluar dhe ylli i tenisit ndau momente nga dita e tyre e veçantë në rrjetet sociale.
Festimi zgjati disa ditë dhe ceremonia u zhvillua para miqve të ngushtë dhe familjes, përfshirë motrën e famshme të Venusit, Serenën .

Venus gjithashtu ndryshoi disa kombinime luksoze mode dhe fustani i saj i nusërisë u disenjua nga Georges Hobeika .
“Doja të vishja një fustan që mendoja se Andrea do ta pëlqente dhe që ishte magjik dhe perfekt për një martesë në Florida”, tha ajo për “Vogue”-n .
Java e tyre e festimeve filloi me një festë në një jaht, e cila ishte një dhuratë nga Serena.
Ceremonia e tyre në Florida ishte ngjarja kryesore, por çifti kishte shkëmbyer zotime martese më parë. Konkretisht, më 18 shtator, ata patën një ceremoni në Itali, në ishullin e bukur të Ischias. “Ne kishim një ëndërr të martoheshim në Itali. Por nuk kishim kohë të mjaftueshme për të bërë dokumentet – meqenëse jam e huaj, mund të duhen rreth tetë muaj. Kështu që vendosëm të bënim një martesë të dytë”, tha ajo./Indeksonline/

