Osmani uron Krishtlindjen: Paqe, dashuri dhe shëndet në çdo shtëpi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjell një urim për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke theksuar mesazhin e paqes, shpresës dhe solidaritetit.
Në mesazhin e saj, Osmani uroi që kjo festë “drite e shprese” t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi të gjithë besimtarëve të krishterë.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e vlerave tradicionale të shoqërisë sonë, duke bërë thirrje për respekt, solidaritet dhe mikpritje si elemente që bashkojnë qytetarët dhe u japin forcë për të ecur përpara së bashku.
“Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim”, ka theksuar presidentja Osmani.
Në fund të mesazhit të saj, ajo uroi: “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”.

