Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër për një vizitë zyrtare këngëtaren e mirënjohur, Dafina Zeqiri.
Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Rama do t’i dhurojë Hyjneshën në Fron këngëtares Dafina Zeqiri – si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe në kulturë.
Pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media./Indeksonline/

