Nuk i shkoi gjatë/ Camila Cabello ndahet nga i dashuri miliarder
Camila Cabello thuhet se është ndarë nga miliarderi libanez Henry Junior Chalhoub pas 18 muajsh lidhjeje.
Të dy “u ndanë” pasi u takuan në Arabinë Saudite në fund të vitit 2024 dhe tani ajo po përqendrohet në albumin e saj të ri, raportoi The Sun të mërkurën, transmeton Indeksonline.

Dyshja udhëtuan në Paris, Romë, Shën Barth, Monako dhe Ibiza, ndërsa ajo la të kuptohej verën e kaluar se ishte “shumë e dashuruar” me Chalhoub-ën.
Por hera e fundit që ajo ndau një foto të 39-vjeçarit në rrjetet sociale ishte për ditëlindjen e saj të 29-të në mars.
Dhe hera e fundit që janë parë së bashku në publik ishte në Coachella në prill.
Daily Mail ka kontaktuar përfaqësuesin e saj për koment por nuk ka pasur përgjigje./Indeksonline/


