75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / S Z

Abdixhiku: Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për arsimin, duke e cilësuar atë si themelin e çdo ndryshimi të vërtetë në Kosovë.

Ai premtoi pagë 1000 euro për mësimdhënësit, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, mësim tërëditor me shujta të ngrohta dhe aktivitete sportive, si dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja e ka arsimin prioritet kryesor, duke u bazuar në modele konkrete të zbatuara në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Për mësimdhënësit dhe mësimin.

Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre.

Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.Prandaj, zotimet tona për arsimin janë të qarta dhe të panegociueshme.

Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre.

Ndërtimin e 80 çerdheve të reja, që fëmijët të kenë fillimin e duhur dhe prindërit mbështetjen që u mungon sot.

Mësimin tërëditor, për shkollë më cilësore, për barazi më të madhe dhe për zhvillim të plotë të nxënësve. Shujta të ngrohta; sport e 8 orë në shkollë.

Dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë në shkolla, sepse Kosova nuk duhet të përgatitet për të djeshmen, por për botën e së nesërmes.Arsimi është themeli. Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë.LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën. 🇽🇰