Lushaku-Sadriu: Arsimi në Kosovë, prioritet kombëtar i LDK-së
Arsimi në Kosovë, prioritet kombëtar i LDK-së!
Kështu ka deklaruar kandidatja e LDK-së për Kuvendin e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu gjatë një takimi me mësimdhënësit.
Sipas Lushakut-Sadriut, LDK-ja është sinonim i arsimit.
Postimi i plotë:
Arsimi në Kosovë, prioritet kombëtar i LDK-së!
Sot zhvilluam një takim shumë të veçantë me mësimdhënësit tanë, profesionistë që me dekada kanë shërbyer me përkushtim dhe sakrificë, në mënyrë që fëmijët tanë të edukohen dhe të marrin dije.
Me Kryetarin Dr. Lumir Abdixhiku shpalosëm programin dhe vizionin e LDK-së për arsimin, ku prioritet i yni është paga 1.000 euro për secilin mësimdhënës, ndërtimi i 80 çerdheve të reja dhe mësimi tërëditor, i shoqëruar me shujta të ngrohta për secilin nxënës.
LDK-ja është sinonim i arsimit dhe këtë e kemi dëshmuar që nga vitet e ’90-ta, duke ruajtur dinjitetin e mësuesit si figurë e ndritur dhe themel i shtetit.
Derisa qeverisja aktuale i ka lënë mësimdhënësit pa përkrahje, shkollat me zero buxhet dhe drejtorët pa asnjë mbështetje institucionale, ne kemi ndërtuar një program serioz, me qëllime të qarta dhe zgjidhje konkrete.
Ne jemi shpresa e arsimit në Kosovë!
#JehonaLushaku8./Indeksonline/

