Ndërmarrja ”Ambienti” shpërblen punëtorët me nga 500 euro për festat e fundvitit
Është nënshkruar vendimi nga Kryetari i Bordit, ing. Gramoz Xhemajli, për 500 euro shpërblim vjetor për çdo punonjës të Ndërmarrjes Ambienti Sh.A., me rastin e festave të fundvitit, si dhe ngritje page për vitin 2026.
Bordi i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 24.12.2025, miratoi propozim/kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv për shpërblimin e punonjësve dhe ngritje page për të gjithë punonjësit. Ky vendim ngërthen në vete sukseset e larta të ndërmarrjes, suksese këto që nuk kanë qenë kurrë më parë në këtë nivel dhe që për herë të parë po e pozicionojnë Ambientin Sh.A. si kompani lidere në Kosovë, për paga, shujta dhe beneficione të tjera për punonjësit e saj.
Hap tjetër i rëndësisë veçant mbetet modernizimi i mëtutjeshëm, digjitalizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm, prioritete këto të Bordit të Drejtorëve të cilat tashmë janë në proces për vitin 2026. Bazuar në këtë,
Bordi i Drejtorëve në përbërje me:
Gramoz Xhemajli, Kryesues,
Drita Krasniqi, anëtare,
Gazmend Kastrati, anëtar,
u uron të gjithë punonjësve të ndërmarrjes shëndet dhe suksese të përbashkëta edhe në vitin 2026.
Bordi falënderon Kryeshefin Ekzekutiv, Diedon Berisha, ZKF, Daut Muqaj, Sekretarin, Ylber Goska për kontributin e lartë në zbatimin e politikave të mirëplanifikuara nga Bordi i Drejtorëve dhe mirëmenaxhuara, duke bërë që sukseset e ndërmarrjes të vazhdojnë pa u ndalur./Indeksonline

