Sara e revoltuar: Komentet më të rënda vijnë nga vajzat dhe nënat
Modelja shqiptare Sara Kolami ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr shpesh.
Ajo shprehet se është mësuar me kritikat, por thekson se ajo që e zhgënjen më shumë është fakti që shumica e tyre vijnë nga vajzat dhe nënat, përcjell Indeksonline.
“Une me komente negative jam mesuar.. por te vine shumica nga vajzat ose mamate eshte turp”, shkroi Sara.
Postimi i mbrëmshëm ndezi rrjetin duke përvëluar Instagramin me provokimet e saj./Indeksonline/


