75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / L A

MLS tërheq vëmendjen, kampionati i gjashtë më i mirë në botë

Major League Soccer po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë.

Prania e Lionel Messi dhe disa yjeve të tjerë të futbollit ka sjellë një rritje të shpejtë të interesit, duke e vendosur menjëherë pas ligave kryesore Europiane.

Kampionati amerikan është i gjashti në këtë renditje. MLS ndiqet në më shumë se 180 vende të botës, ndërsa gjatë 2025-ës në stadiume është ndjekur nga miliona spektatorë.

Një rritje e vëmendjes në prag të finaleve të Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Major League Soccer lë pas kampionate më të konsoliduar si ai brazilian, meksikan, portugez e holandez.

Vendin e parë në këtë klasifikim e ka Premier League, e ndjekur nga Bundesliga, La Liga, Serie A e Ligue 1.