Glasner nuk e ka ndërmend të vazhdojë me Crystalin, skuadrat europiane “fërkojnë” duart!
Trajneri austriak Oliver Glasner nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Crystal Palace, duke lënë të hapur të ardhmen e tij pas këtij sezoni.
Fabrizio Romano bën të ditur se vendimi është marrë tashmë, ndërsa Glasner dëshiron të përqendrohet maksimalisht në vazhdimin e punës së tij me ekipin londinez, ku ka lënë përshtypje shumë pozitive me paraqitjet dhe rezultatet e fundit.
Performanca e tij e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e Glasner, duke e parë atë si një nga trajnerët më premtues të momentit./Indeksonline/

