Enver Hoxhaj nis ditën me kafenë e mëngjesit me myftiun Naim Tërrnava
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën sot me një kafe mëngjesi me myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava.
Takimi midis Enver Hoxhajt dhe myftiut Naim Terrnava ndodh dy ditë para zgjedhjeve dhe Hoxhaj ka shkruar se kishin bërë një bisedë te vlefshme.
“Kafeja e mëngjesit me myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava dhe bisedë e vlefshme për vlera dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Hoxhaj.

