75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / G T

Fëmijët e Diogo Jota-s rikthehen në “Anfield” për herë të parë nga tragjedia që e përjetuan!

Fëmijët e Diogo Jotas, futbollistit që ndërroi jetë muaj më parë – do të rikthehen në “Anfield” për herë të parë nga tragjedia.

Dinis dhe Duarte do të jenë “maskota” në ndeshjen ku Liverpooli e luan ndaj Wolvesit në Premier League, shkruan Indeksonline

Familja e futbollistit që ndërroi jetë do ta ketë një ditë emocionuese, pasi Jota kishte luajtur pikërisht në dy skuadrat.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Wolvesit zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 16:00./Indeksonline/