75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / G T

“Duhet të jemi një Kombëtare”, i pari i FSHF-së Armand Duka: Ne duhet të jemi një vend!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani.

Edhe pse nuk ka dalë intervista e plotë në platformën “YouTube”, është publikuar një trajler i shkurtër, ku Duka jep mendimin e tim për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, jo vetëm në futboll, por në çdo drejtim:

“Ne duhet te kemi në fakt një Kombëtare. Ne duhet të jemi një vend. Kjo nuk varet nga unë. Nuk e di nëse kjo që them është populizëm, por unë kështu e mendoj.

Për sa kohë jemi dy shtete me një komb, do kemi dy ekipe kombëtare, do kemi dy kampionate. Nëse jemi bashkë, jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi një tregu më i madh, kemi më shumë. Në të gjitha këndvështrimet, mendoj që është më mirë, jo vetëm në futboll”.