75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / MSH1

“Nuse për shpi”/ Dua Lipa hyn në kuzhinë, për darkën e Krishtlindjes

Dua Lipa ka mbledhur familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj, për darkën e Krishtlindjes.

Ylli shqiptar me famë botërore ka publikuar disa fraksione nga kremta që pati në shtëpi, e shoqëruar me shumë ushqim, shumë lojëra dhe të qeshura.

Në një takim të tillë nuk kishte se si të mungonte i fejuari i saj, Callum Turner, i cili në shumicën e imazheve shfaqet me përparësen e kuzhinës veshur.

Dua ka ndarë fotografi nga procesi i pjekjes së gjeldetit e deri te buzëqeshjet e prindërve të saj.

“Gjithçka ka të bëjë me dashurinë… Dhe absolutisht me gatimin fantastik këtë vit (të gjitha yjet u rreshtuan për mua pasi nuk isha në kuzhinë për 6 muaj) Gëzuar festat gjithëve! Ju dërgoj shumë dashuri!” shkroi ajo./IndeksOnline/