Dafina ka një lutje për fansat para koncertit
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pasur një kërkesë për fansat e saj para ditës së dytë të koncertit.
Përmes një Instastorje, Zeqiri u ka kërkuar fansave që të vishen trashë, pasi temperaturat janë të ulëta.
“Vishuni trash”, shkruhet në fotografinë që ajo shpërndau.
Pas koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, Zeqiri është kritikuar për performancen, por ajo nuk ka reaguar lidhur me këto komente.


