Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Miran Hajra” në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Rr.Miran Hajra, Mitrovicë Jugu 26.12.2025-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

