75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Po shkëlqen në kampionatin turk, por Trabzansporit i duken shumë 8.5 milionë euro për blerjen e Ernest Muçit

Ernest Muçi po kalon një moment shumë të mirë në karrierë, me futbollistin e Kombëtares që me fanellën e Trabzonspor po shënon vazhdimisht.

Saktësisht në 5 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë, duke u bërë një lider te skuadra turne. 

Tashmë është fakt që Trabzonspor kërkon të blejë nga Besiktas kartonin e Muçit, gjë e cila pritet t’u kushtojë arkave të tyre 8.5 milionë euro, një operacion jo shumë i lehtë për t’u konkretizuar, kështu drejtuesit kanë nisur të ndërtojnë një tjetër plan nëse “pista Muçi” mund të dështojë.

Në radarin e tyre ka rënë futbollisti i Polonisë dhe bëhet fjalë për Kacper Kozłowski. 22-vjeçari aktualisht është pjesë e Gaziantep dhe fakti që luan në Turqi bën që te Trabzonspor ta kenë në konsideratë sulmuesin polak, i cili në 18 ndeshje ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist