Reali do të bëjë të pamundurën për transferimin e Vitinha
Vitinha ka qenë një objektiv i Real Madridit për disa muaj.
Sipas mediave spanjolle, ”Los Blancos” po përgatit një plan afatmesëm për të transferuar mesfushorin e PSG-së, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori portugez është shtylla e ekipit të Luis Enriques, ku në vitin e fundit ka fituar pothuajse gjithçka me PSG-në.
25-vjeçari së fundi ka nënshkruar kontratë të re me PSG-në, deri në qershor të vitit 2030, por ka interesim nga Real Madridi që disa muaj.
Vitinha mbetet përsëri objektivi kryesor i skuadrës madrilene gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, ku sipsas raportimeve ”Galaktikët” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për transferimin e portugezit./IndeksOnline/

