75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / F.R

Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”: Fituese shoh një vajzë

Xhodi Skura është banorja e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”.

Pas një nominimi mes saj, Angelos, Senos dhe Lornës, banorja nuk arriti të marrë vota.

Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të.

Xhodi është banorja e parë që largohet në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.

“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, kështu u shpreh banorja pas eliminimit.