Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzuan koalicionet, do të duhej të kemi rezultat të qartë kësaj radhe
Kandidiati për kryeministër Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme.
Aty ai foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se koalicioni që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.
“Kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti . Ne jemi sot në zgjedhje të parakohshme, pikërish pse u refuzuan koalicionet. Do të duhej të kemi rezultat të qartë kësaj radhe, meqenëse shansa për koalicion iku pa fajin tonë“, tha ai./Indeksonline/

