E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet në polici
Një incident ka ndodhur sot në njërën nga qendrat e votimit në Prizren.
Atje një person, në shenje revolte që nuk është lejuar ta asistojë gruan në votim, e ka shqyer fletëvotimin.
Me këtë rast, i dyshuari është shoqëruar në polici.
Kjo u konfirmua për Klankosova. nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.
“Aktualisht po intervistohet edhe me vendim të prokurorit presim se çka do të vendoset tutje”, deklaroi ai.

