Tahir Batatina paralajmëron rekorde, futbollisti Gashijani pritet të largohet nga Llapi?
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një shkrim në rrjetet sociale në lidhje me futbollistin e tij, Elvir Gashijani.
Batatina paralajmëron një transferim rekord të futbollistit të tij, por nuk ka dhënë shumë detaje, shkruan Indeksonline
“Sezona pranverore do të flasë për super talentin më të madh të futbollit të Kosovës. Transferi i tij i radhës pritet të thyejë të gjitha rekordet e deritanishme nga Kosova”, ka shkruar Batatina
Ka kohë që për Gashijanin janë interesuar shumë klube të njohura europiane, madje ka edhe nga Serie A dhe La Liga./Indeksonline/

