75 Mall Live Search
19:10 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

“Dita D”/ Mbyllen qendrat e votimeve

Zyrtarisht, ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është duke mbyllur qendrat e votimit, ku menjëherë pritet të fillojë procesi i numërimit të votave, shkruan IndeksOnline.

Deri në orën 19:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar mbi 815 mijë qytetarë.

Këtë vit, të drejt vote brenda territorit të Republikës e Kosovës kishin 1 milion e 999 mijë e 204 banorë.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, procesi zgjedhor u zhvillua në Ambasada dhe Konsullata në shtete të ndryshme./IndeksOnline/