75 Mall Live Search
19:16 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / B XH

Ja sa u rrit përqindja e VV-së krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas Exit Poll-it të publikuar nga Baton Haxhiu, Vetëvendosje ka marrë 43.5 për qind të votave, rreth 1.2 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në zgjedhjet e shkurtit 2025, rezultatet e partive politike ishin këto: Lëvizja Vetëvendosje 42.3 për qind, PDK 20.9 për qind, LDK 18.2 për qind dhe AAK 7 për qind.