75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt, si është tash?

UBO Consulting ka publikuar Exit Poll-in për parashikimet e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas gjetjeve të UBO-s, LVV-ja ka marrë 45.7%, PDK-ja 22.0%, LDK-ja 15.6%, AAK-ja 5.3%, dhe NISMA 1.7%.

Krahasuar me parashikimin e UBO-s në zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit, LVV-ja është rritur për 5.4%, PDK-ja është rritur për 0.6%, LDK-ja ka rënë për 3.7%.

Ndërkaq, AAK-ja dhe NISMA, që në zgjedhjet e kaluara hynë në koalicion bashkë, këto zgjedhje kanë pësuar rënie për 0.2%.

Sipas UBO Consulting, marzha e gabimit është 1%, ndërsa matjet janë kryer në 80 qendra të votimit anembanë Kosovës.