Modelja befason fansat, shkëlqen në veshje leopardi
Brooks Nader dukej fantastike me një fustan të shkurtër të zi me prerje dhe një pallto me print leopardi, teksa shijonte një udhëtim luksoz skijimi me shoqet në Aspen të dielën.
Modelja, 28 vjeç — e cila së fundmi zbuloi arsyen pse hoqi mbushjen e buzëve — sfidoi të ftohtin me këtë fustan që i përshtatej trupit dhe kishte një prerje të madhe në pjesën e gjoksit.
Ajo tregoi këmbët e saj të gjata me një palë pantallona të ngushta dhe çizme deri në gjunjë, ndërsa drejtohej për në restorantin Matsuhisa në mal, shkruan “DailyMail.
Brooks nxori në pah linjat e saj të mrekullueshme dhe mbante një çantë elegante të kuqe për t’i ruajtur gjërat e saj personale.
Me flokët bjonde të lëshuara në vale të lehta, Brooks u mbështjell me pallton e dallueshme me print leopardi dhe veshi doreza të zeza prej lëkure për të qëndruar e ngrohtë.
Ylli i reality-show-ve u shoqërua nga tri motrat e saj — Mary Holland, Grace Ann dhe Sarah Jane — dhe skijuesja olimpike Lindsey Vonn, ndërsa shkonin për darkë.

