75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / B XH

KQZ numëron 99% të votave, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 99 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave preliminare, janë numëruar 2,532 nga 2,557 vendvotime, ndërsa pjesëmarrja në votim vlerësohet rreth 44.9 për qind.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.39 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 21.04 për qind dhe LDK me 13.61 për qind. AAK ka marrë 5.69 për qind, Lista Serbe 4.61 për qind, ndërsa Nisma 1.72 për qind, shkruan IndeksOnline.

KQZ ka bërë të ditur se votat me postë, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta ende nuk janë përfshirë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procedurave ligjore. /IndeksOnline/